Ndihmoi Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet, kush është Altin Hajri!

AKTUALITET


Altin Hajri, personazhi i botës së krimit, i cili dyshohet se ka ndihmuar Jurgis Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, është i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.

Emri i Altin Hajrit ka dalë në bisedat e SkyECC ku ai së bashku me Ahmet Mashën dyshohet se kanë ndërhyrë që socialisti të futen në listë i treti.

Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2020, ku mësohet se ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.

Kush është Altin Hajri

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.

Altin Hajri, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Gjithashtu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015.

Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.

Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.

Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.



Skip to toolbar