Mijëra shqiptarë kanë pritur me entuziazëm Edi Ramën në takimin e tij në Londër. Rreth 20 vetë tentuan pa sukses të shqetësonin eventin, por Edi Rama ngriti gishtin nga helmi që vjen nga Tirana, nga Sali Berisha “non grata” i britanikëve.
“Të dashur qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, motra dhe vëllezër. Faleminderit. Mbase nuk më takon mua, por duke qene se u bëra unë shkak që ju të vini këtu në një ditë pushimi, dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish aty te dera, të nxitur nga një grusht të verbërish në Tiranë, kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin. Unë kam besim që kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Po vija sot dhe po bëja gati fjalët që do ndaja me ju dhe mu kujtuan fjalët e britanikes, ish ministre e brendshme e këtij vendi përpara një viti dhe më detyrojnë që të kujtoj që përpara disa ditësh këtu erdhi këtu për një takim partia tjetër, që nxit akte antishqiptare në një tokë të huaj…Kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë dhe ai ishte i gatshëm por ata nuk u bën të gjallë. Për tu kthyer te biseda, para disa vitesh, ajo zonja doli në parlamentin britanik dhe tha që ça po ndodhte në këtë vend me shqiptarët ishte një pushtim. Na bëri pushtues, a thua se kishim ardhur për të kërkuar kokën e Mbretëreshës”, tha ai.
Ai bëri thirrje për shporrjen e këtij grupi që ka marrë peng opozitën.
“Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen . Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia”, u shpreh Rama.
Rama tha se në prioritet te tijin do kthejë rikthimin e dinjitetit njerëzor për shqiptaret e Britanisë, duke nisur nga ribërja e dokumenteve të tyre me identitet kosovar, në ato me identitetin e tyre real.
“Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës. Ju shqiptarët e Britanisë së madhe keni përfituar nga ky vend më pak se ajo ka përfituar nga ju. Kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët e Europës. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend. E ne do të kërkojmë vetëm respekt nga çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda por sot jeni më të fortë se kurrë më parë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida por sot është më e fortë”, tha ai.