“Ndragheta” Balla: Organizata kriminale nuk ka depërtuar në Shqipëri, për çështjen të flasë drejtësia

AKTUALITET


Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për përgjimet e antimafies italiane, deklaroi se organizata kriminale rezulton se nuk ka depërtuar në Shqipëri.

Balla theksoi se në përgjime nuk përmendet asnjë emër politikani, duke shtuar se duhet që të flasë drejtësia.

“Nuk kam lexuar 2000 faqet e materialit. Prokurori italian ka arritur në konkluzionin se organizata mafioze nuk ka depërtuar në Shqipëri. Nuk përmendet asnjë emër në përgjime, që të jetë funksionar i lartë shtetëror i PS-së.

Nuk bëj dot asnjë aludim. Duket si filmi Oktapodi, janë pushuar hetimet që organizata kriminale të ketë investuar qoftë 1 dollar. Basha vazhdon të bëjë rolin e të mbyturit, që kërkon të kapet pas gjethes. Drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Balla.



Skip to toolbar