Një ditë pas Kongresit Zgjedhor, Kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së, ku ishin të pranishëm edhe emrat e rinj që hyjnë për herë të parë në kabinet: Thoma Vëngu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj.
Mbledhja e kryesisë vjen në prag të dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj. Mbledhja jashtë radhe e parlamentit ishte parashikuar për pasditen e së hënës, por burime zyrtare të kryesisë së Kuvendit konfirmojnë se seanca plenare do të mbahet të martën në orën 18:00.
Kabineti i ri qeveritar, dalë nga Kongresi i 28 korrikut, solli këto ndryshime: Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit; Bledi Çuçi, Nënkryetar i Kuvendit; Taulant Balla, Ministër Shteti; Niko Peleshi, Kryetar i grupit parlamentar; Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes, Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm; Petrit Malaj, Ministër i Financave.