Analisti Artur Zheji thotë se Blendi Gonxhe është premtues në lidhje me postin e ri që do të marrë në qeveri, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një ministri e krijuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se performanca e Gonxhes si drejtues i DPSHTRR, mund të ketë qenë stimuluese për marrjen e një posti ministror.
“Rizbuloi pasionin e Gonxhes për të mbjellë gonxhe dhe për të zbukuruar Tiranën. Unë, mesa di, mbaj mend që Blendi ka qenë një adhurues i Ramës. Ajo që ka ndodhur mes tyre ka qenë një hatërmbetje, një luftë idhnake. Përtej kësaj, ne na intereson shteti dhe qeveria. Në funksion të interesit publik, Gonxhja premton të sjellë ato gjëra që nuk i sjell dikush tjetër, jemi në fazën e premtimit. Invacion, ekonomi, kulturë, një algoritëm që vetëm Rama mund ta zgjidhë. Ndoshta kjo eksperiencë, performancë e Gonxhes ka qenë stimuluese. Çdo heqje është paaftësi, ose algoritmi i një ministrie me tre kënde, siç është kjo ministria e re, ai i sheh që të treja duhet të jenë bashkë, por me një ministër”, tha ai.
Ndërsa, analisti Frrok Çupi deklaroi se Edi Rama është një kryeministër i cili korrigjohet dhe korrigjon të tjerët.
“Edi Rama, personalisht edhe si post, është një lider që korrektohet dhe korrekton. Korrekton veten, se ka problem fare ta korrektojë veten dhe njëkohësisht korrekton punën e të tjerëve, apo punën e veta. Ai nuk është një kryeministër ideologjik, i ka shumë larg atavizmat e vjetra, që të përfaqësojë këtë zonë, të përfaqësojë për një kohë të gjatë këtë staturë, gjë që do të ishte kosto shumë e madhe për një qeveri, një kryeministër dhe një republikë. Jam i sigirt se pasi është vendosur ministri i Financave dhe Ekonomisë, sigurisht, e kam ndjekur edhe në emisionet që keni bërë, një njeri perfekt në mënyrën se si i shpjegon gjërat, por Rama ka konstatuar se te ai nuk mund kishte barrë pesha të mëdha, nuk ka përtuar ta korrektojë këtë”, shtoi ai.