Champions League dhe të gjithë kupat e Europës do ta mbyllin më shpejt fazën e grupeve për sezonin e ardhshëm.
Finalet e Botërorit 2022 që do të mbahen nga 21 Nëntori deri më 18 Dhjetor në Katar detyrojnë UEFA-n të ngjeshin kalendarin e aktiviteteve. Ndeshjet e para do të luhen në fillim të Shtatorit dhe do të zgjasin deri në fillim të Nëntorit.
Në krahasim me sezonet e kaluar do të përfundojnë 1 muaj më parë.Kjo do të ndikojë edhe te kalendarët e kampionateve në të gjithë kontinentin, por veçanërisht te më të rëndësishmit që gjatë finaleve të Kupës së Botës do të pushojnë, pasi kanë shumë lojtarë me përfaqësueset pjesëmarrëse.