Ndryshon raportimi i bizneseve nga 1 Janari. Ja procedurat që ndjekin tashmë tatimet

AKTUALITET


Nga 1 Janari 2021, bizneset do i nënshtrohen një mënyrë të re të raportimit pranë administratës tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  ka bëre me dije se  në e-Albania është publikuar Portali “SelfCare”, në versionin Test dhe Live, ku aplikimi nëpërmjet këtij portali do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit për fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit.

Tatimet u bëjnë apel bizneseve që fillimisht të  përdorin versionin Test, me qëllim familjarizimin me funksionalitet e implementuara si dhe kryerjen e veprimeve testuese pa asnjë efekt në raportimin tatimor.

Ndërkohë që, në versionin “Live” do të mund të kryen të gjitha veprimet e nevojshme për raportimet e fiskalizimit për të dhënat e njësisë së biznesit, operatorit, faturat e fiskalizuara, çeljen e arkës, etj.

Administrata tatimore ka publikuar edhe udhëzimet përkatëse për subjektet, në rastin e raportimeve  test apo live,  se si mund të regjistrohen në portalin “Self Care” përmes e-albania dhe të kryejnë veprimet e nevojshme.



Skip to toolbar