Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

AKTUALITET


Një 52-vjeçar nga Poliçani është arrestuar pasi u kap duke shitur lëndë narkotike, ndërkohë që ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën veprimtari. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia gjeti sasi të Kokainës dhe Cannabis Sativa, si dhe dy mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të aksioneve për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë publike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të frenuar aktivitetet kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje



Skip to toolbar