Në listën globale të terroristëve, kush ishte Ibrahim Aqil, komandanti i lartë i Hezbollahut që u vra në sulmin izraelit në Bejrut

BOTA


Sulmi ajror izraelit në Bejrut të premten duket se ka shënjestruar Ibrahim Aqil, një zyrtar i lartë i Hezbollahut.

Aqil, i njohur gjithashtu si Tahsin, dhe “numri 2” i organizatës për sa i përket operacioneve ushtarake, pas Fouad Shukr, i cili u vra disa javë më parë nga IDF gjithashtu në Bejrut – ishte në shënjestër të forcave izraelite për shkak të rolin e tij si kreu i Drejtorisë së Operacioneve të organizatës Shiite.

Sipas raportimeve, Aqil kishte dalë mëngjesin e sotëm nga një spital në Bejrut pasi ishte plagosur nga shpërthimet e radiove të Hezbollahut. Aqil konsiderohet një figurë kryesore e Hezbollahut dhe është pjesë e “Këshillit të Xhihadit”, organi më i lartë ushtarak i organizatës. Ai ka marrë pjesë në akte të shumta terroriste dhe kërkohet nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1983, ai luajti një rol kyç në bombardimin e përgjakshëm të marinsave amerikanë në Bejrut, ku u vranë 63 persona. Përveç kësaj, ai ishte i përfshirë në rrëmbimin e shtetasve amerikanë dhe gjermanë në Liban në vitet 1980, ngjarje që e vendosën atë në listat e terroristëve më të kërkuar.

Në vitin 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi atë një “Terrorist Global” dhe dha një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për të në një përpjekje për të mbledhur informacione që çuan në arrestimin e tij. SHBA e akuzon atë për përfshirje në komplote terroriste gjatë viteve 1980 dhe 1990, duke përfshirë sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bejrut në prill 1983.

Sulmi i fundit në Bejrut është pjesë e një serie të vazhdueshme sulmesh ajrore izraelite, që synojnë degradimin e aftësive ushtarake të Hezbollahut dhe neutralizimin e udhëheqjes së saj. Përshkallëzimi i dhunës dhe sulmet e ndërsjella mes dy palëve po rrisin tensionin në rajon, ndërkohë që faktori ndërkombëtar shprehet i shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit./abcnews.al



Skip to toolbar