Kërtë të martë, 31 mars u emërua kreu i ri i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si është zhvilluar gara për këtë post, duke theksuar se rivalitetet dhe sulmet mes kandidatëve kanë qenë të ashpra dhe shpeshherë të ulëta.
Sipas tij, përplasjet nuk kanë munguar as brenda radhëve të policisë, ku, siç u shpreh ai, “ka më shumë bërryla se në politikë”.
“Edhe brenda radhëve të policisë ka bërryla më shumë se në politike. Secili nga ata që kandiduan bënë një sulm frontal, mes portaleve, që ky person dhe një person që të mos emëroheshin në atë detyrë. Kjo është shumë e ulët.
Po ju tregon një histori të babait të këtij drejtoi të Policisë, kërkonin kundërshtarët që gjithmonë ta nxirrnin nga gara dhe ai pësoi një goditje që i mori jetën. Prandaj Hita ngurronte që të garonte sërish, sepse kishte frikë prej këtyre sulmeve. Specia më e keqe janë këta që të sulmojnë prapa krahëve ata janë specia më e keqe”, tha Karamuço.
