Në pranga 44-vjeçari, fshihte 26 kg drogë në banesë

AKTUALITET


26 kg drogë i janë gjetur në shtëpi një 44 vjeçari nga Kruja. Policia ka marrë informacion në rrugë operative dhe ka ndërmarrë menjëherë një operacion për parandalimin dhe goditjen e elementëve që merren me prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “NOJA 3”, në pranga ka rënë B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë të Krujës.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



Skip to toolbar