Në pranga për tendera abuzivë, ish-drejtori i RTSH e 3 të akuzuarit sot merren në pyetje

AKTUALITET


Thoma Gëllci, ish-drejtori i RTSH-së dhe tre ish-vartësit e tij të akuzuar për abuzim me tenderta Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci, mund të dalin ditën e nesërme për masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ditën e sotme prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu do paraqitet në paraburgimin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë versionin e të dyshuarve. “Ndryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion. Të gjitha gjasat janë që personat e akuzuar të dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë. Masat me shumë gjasë mund të mbeten në fuqi.

Ndryshe nga hetimet e tjera kur SPAK kryen veprime simuluese, në rastin e konkret nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë që dokumentacioni ka qenë i qartë ku zoti Gëllçi ka shpallur një tender pa u miratuar dhe ia kanë dhënë këtë tender një kompanie me ofertë më 20 mln lekë më të lartë”, tha Lala.



Skip to toolbar