Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar i cili refuzoi t’i ndalonte policisë, duke vazhduar rrugën me mjetin e tij dhe duke thyer traun hyrës në portin e Durrësit.
Në pranga ka rënë 39-vjeçari me inicialet, A.LL, banues në Qerret, i cili në momentin e drejtimit të mjetit “Land Rover”, ka qenë në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar policinë duke mos zbatuar urdhrin e saj për të ndaluar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës. Ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.