Kreu i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj publikoi në emisionin “Real Story” edhe shifrat e vdekjeve në Shkodër, qytet në të cilin u deklarua një natë më parë po në këtë studio, nga ish-deputeti Bardh Spahia se kishte një rritje me 40% të vdekjeve.
Referuar shifrave, analisti Shpëtim Nazarko, tha se nga shifrat e gjendjes civile nuk del të ketë rritje me 40% të vdekjeve gjatë 4 muajve të parë të 2020, krahasuar me një vit më parë.
Nazarko: Nuk del ashtu rezultati ne Shkoder, është një shifër normale. Po të pjesëtosh 3 muajt, nuk kemi shtim por kemi pakësim në total. 365 për 4 muaj i bie mesatarja 90 të vdekur. Po të jetë numri i vërtetë, llogaria nuk e di si del në Shkodër, shakara të tilla në kohë epidemie edhe pranohen por janë edhe me zarar..
Doracaj: Vdekshmëria në muajin prill në Shkodër është 74 për 2019 dhe 76 në prill 2020
Zaloshnja: Nëse ka vend për të dyshuar në Shkodër e kudo mund të jetë kjo që dikush që ka vdekur në shtëpi ka pasur Covid 19 jo aq rëndë sa në spital, pastaj i ka dhënë komplikime dhe ka vdekur, rigoroziteti i gjetjes së shkakut nuk ka qënë i lartë. Pra mendoj që luhatje mund të ketë pasur te shkaku i vdekjeve.