“Në Shqipëri po avancon antipolitika”/ Zheji: Opozita ka nevojë për barazi! Kushi: Duhet t’i kthehen dialogut!

Më të fundit


“Opozita t’i kthehet dialogut, ndryshe nuk do të shkojnë askund”, kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC.

Deputetja e PS theksoi se mazhoranca ka treguar se është e përgjegjshme dhe se po punon çdo ditë e më shumë për të ecur përpara dhe me ritme të shpejta.

Ndërkohë analisti Artur Zheji u shpreh se opozita ka nevojë për barazi, duke shtuar opozita sot ndodhet në një situatë anormale, dhe se në vendin tonë po avancon antipolitika.

Zheji: Kjo opozita sot e tregoi përmes Fluturës që do të respektojnë Kushtetutën. Ata kanë nevojë për barazi, pra sa herë ka Komisione të bëhen me prezencë fizike. Ju duke i bërë online i bëni një dëm shumë të madh kësaj gjëje. E bëni sepse e keni komode. Ndërroni sallën. Thirret Garda, ky vend ka kaq eksperiencë politike.

Kushi: Punonjësit e Gardës jemi dëshmitarë që edhe janë sulmuar. I kanë goditur me flakadanë e karrige. Fakti që ne i kthejmë mbledhjet online dhe ecim përpara, duhet të kuptojnë që nuk ecet me atë strategji.

Zheji: Ne jemi të detyruar të jetojmë në një vend me një opozitë në një situatë anormale, dhe ju i jepni një dorë për këtë. Herët apo vonë largimi i shqiptarëve do ju dëmtojë edhe ju. Në Shqipëri po avancon antipolitika.

Kushi: Ne po tregojmë që jemi të përgjegjshëm për të ecur përpara. Ne duhet të ecim me ritme edhe më të shpejta.



Skip to toolbar