Negociatat me BE. Lleshaj apel Metës: Një muaj armëpushim! Jo për qeverinë, por për Shqipërinë!

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar në studion e “Real Story” në News 24 edhe situatën politike pas manifestimit të 2 Marsit të organizuar nga Presidneti Ilir Meta, të cilit i bëri një thirrje publike.

Ai tha se sot jemi në kohën që Presidenti dhe Qeveria duhet ta lënë luftën politike për hir të së ardhmes Europiane. Lleshaj kërkoi një muaj armëpushim.

“Një President në Gjermani dha dorëheqjen vetëm se një deputet tha një gjysmë fjale të keqe për të. Ai doli në konferencë dhe ruajti integritetin e zyrës së tij, duke dhënë dorëheqjen. Në rastin e këtij tonit që ia kanë kthyer në normë rrëzimet e dekreteve të tij nuk ndodh gjë. Kuvendi është sovrani, në thelb i ka rrezuar një pjesë të madhe të produktit të tij institucional. Është krijuar një traditë fatkeqësisht jo e mirë. Presidenti nuk akomodohet dot me faktin që është President me zero kompetenca ekzekutive, siç kanë të gjithë presidentët në një Republikë Parlamentare. Është kreu i shtetit dhe ka detyrë të qëndrojë dhe përfaqësojë duke mos u bërë palë me asnjërin, duke u përfshirë në çështjet e ekzekutivit. Protesta e fundit është ulëritëse, e drejtuar dhe financuar nga Presidenti ndërkohë që paguhet nga shqiptarët që të qëndrojë në mes. Ai është aty për të përfaqësuar bashkimin dhe jo ndarjen. Më vjen keq që e komentoj sot por, o do të heshtim, o do të ruajmë rolin e budallait, ose të flasim. Çështja e betimit të gjyqtarëve të GJK është alibi për të krijuar rrëmujë, është e vetmja gjë që nuk na duhet. Duhet një armëpushim, një muaj. Jo për hir të qeverisë, por për hir të Shqipërisë. Jemi përballë një vendimi të rëndësishëm për integrimit”,- tha ministri.

Lleshaj tha ndër të tjera: “Armëpushim. Jo paqe…Kjo do të ishte minimumi që do i kërkohet Presidentit. Lëreni Europën të qetë që të shohi dhe të marrë një vendim. Kjo nuk pranohet. Kur merr në konsideratë se përse po bëhet diskutimi, bëhet për një dekret që si ka prekur asnjë kompetencë Presidentit”.



Skip to toolbar