Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i cili ishte mbajtur nën vëzhgim për tre ditë, pasi dyshohej se ishte autor i grabitjes së një banke në Parga. Ky dyshim u ka rezultuar i vërtetë hetuesve grekë, pasi në shtëpi i kanë gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura, por gjatë verifikimit për identitetin e të arrestuarit ka rezultuar se ai ishte një i arratisur nga burgu në Patra që prej 7 vitesh.
Shqiptari 35-vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua nga policia, u arrestua mbrëmjen e vonë të së mërkurës në një rrugë kryesore në Prevezë dhe më pas u identifikua, sipas policisë, si një nga dy grabitësit. Arrestimi i tij u bë i mundur nga vëzhgimi i një oficeri të policisë OPKE Preveza, i cili ishte jashtë shërbimit, por, siç shkruajnë mediat, kishte kapur pamjet nga qarku i mbyllur i Bankës. Si pjesë e një hetimi policor në shtëpinë ku ishte parë i dyshuari, u gjet një pjesë e parave të grabitura nga banka, një armë dhe një mjet fals identifikimi leshuar nga autoritetet italiane. Konkretisht, nga 26.630 euro dhe 200 dollarë të rrëmbyera nga dy hajdutët e bankave u gjetën në shtëpinë e 35-vjeçarit, 8,240 euro dhe 100 dollarë.
Nga hetimi i të arrestuarit bëhet me dije se 35 vjecari shqiptar tashmë i arrestuar është një person që ka qenë i arratisur nga burgu i Patras që nga 25 janari 2012. Arratisja e tij kishte ndodhur pasi kishte marrë një pushim 6-ditor dhe nuk u kthye më në burg. I dyshuari vuante dënimin me 12 vjet burg për vjedhje, grabitje të armatosur, vjedhje, mbajtje droge dhe hyrje të paligjshme në vend.
Tanimë, 35-vjeçari shqiptar do përballet me një dënim 19 vjet për veprat penale grabitje, armëmbajtje pa leje, dhe vepra të tjera. Hetimi paraprak i çështjes dhe hetimet për vendndodhjen e bashkëpunëtorit të tij po vazhdojnë nga Departamenti i Sigurisë Preveza.