KQZ thirrje qytetarëve: votoni të dielën

Më të fundit


Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili mori drejtimin e mbledhjes së KQZ për diskutimin mbi dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e 30 qershorit, pasi Kryetari i KQZ braktisi mbledhjen, u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimet e së dielës. Denar Biba shkruan në një postim arsyet pse duhet që qytetarët të shkojnë në votime, qoftë edhe me një kandidat, ndërsa shprehet se duhet respektuar shteti i së drejtës që prevalon mbi pazaret politike.

Postimi i Bibës

“Në datë 30 qershor, unë do të shkoj të votoj! Po ç’ka për të zgjedhur në 30 bashki ku është regjistruar vetëm 1 kandidat?, do të pyesë me të drejtë ndonjë. Po, ashtu, në ato bashki ka vetëm votim e jo zgjedhje dhe kjo është për të ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin në gati 50% të zonave, sërish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptarët) nuk duhet të humbim shprehitë tona demokratike. Akoma më tej, ne duhet të respektojmë shtetin e së drejtës, i cili kërkon që rregullat të prevalojnë mbi pazaret politike e që, pa të cilin, demokracia ka tendencë të degradojë në sundim të shumicës mbi pakicën. Dhe së fundi, duhet të votojmë edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetëm 1 kandidat, ka edhe një komponent tjetër, absolutisht të rëndësishëm. Të zgjedhurit vendorë përmes votimit qytetar formalizojnë marrjen e detyrës. Sepse kryebashkiakët tanë emërohen nga ne, votuesit e tyre. Vetëm kështu i bëjmë ata të përgjegjshëm dhe mund t’ju kërkojmë llogari për premtimet dhe menaxhimin e parave publike”, shprehet Biba në postimin e tij.

Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1…

Gepostet von Denar Biba am Samstag, 29. Juni 2019


Skip to toolbar