Nënshkruhet marrëveshja me BE/ Hasani: Do të luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

AKTUALITET


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka ndarë lajmin në një reagim në platformën “X” teksa shkruan se “ne nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së”.

“Në Bruksel sot ne nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më elastike”, shkruan Hasani në X.



Skip to toolbar