“Neuralink, arritje madhore”/ Inteligjenca artificiale në mjekësi, Mertenika: Vetëdiagnostikimi online, shumë i gabuar

Më të fundit


Inxhineri fizikant, Ermal Mertenika thotë se aplikimi i neuralink, pajisja që lidh neuronet e trurit, është arritje e madhe në fushën e mjekësisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mertenika u shpreh se vetëdiagnostikimi online nga pacientët, është shumë i gabuar.

“Me këto që po ndodhin, çudirat e fundit, ne të bioteknologjisë, jemi deri diku të shashtisur. Duket sikur inteligjenca artificiale po e robotizon njeriun. Ndërthurja e teknologjisë me qënien njerëzore, është interesante. Çështja e neuralinkut, shpikja e fundit e Elon Musk, është një arritje madhore. Unë e mendoj, përderisa u aplikua dhe rezultoi efektiv, çmimi dhe kostoja nuk është e vogël, është e madhe. Mund të zgjidhë shumë probleme, por janë shumë të shtrenjta këto implante. Ky mikroçip duket si një kompjuter, duket si një kartë memorie. Inteligjencën artificiale dua ta shikoj edhe në botën online. Ajo që unë shikoj te pacientët, diagnostikimi ose vetdiagnostikimi online, që është shumë i gabuar. Inteligjenca artificiale ka aspekte beneficiare. Ka pacientë që kanë patologji të caktuar që iu shfaqen dhe navigojnë online dhe marrin informacione”, theksoi ai.



Skip to toolbar