Tirana shokohet vetëm pak minuta nga nisja e ndeshjes kundër Laçit për javën e 16-të të Superligës.
Nevil Dede largohet nga pankina e skuadrës bardheblu, pas mosmarrëveshjeve me presidentin e klubit Refik Halili.
Dëshmitarë të pranishëm, bëjnë të ditur se shkak i debatit mes tyre janë bërë zgjedhjet e teknikut për formacionin.
Dede është larguar në mënyrë demonstrative nga stadiumi vetëm pak minuta nga nisja e ndeshjes kundër Laçit. Në pankinë, skuadra bardheblu është udhëzuar nga drejtori sportiv Tefik Osmani.