New York Times: Shqipëria, në 10 destinacionet më të bukura

AKTUALITET


The New York Times ka bërë një listë ku i rekomandon lexuesve të saj 10 vendet më të bukura që duhet të vizitohen patjetër në ditët në vijim.

Mes tyre është edhe Shqipëria e vogël, por e bukurive të mëdha. Në hyrje të këtij shkrimin, prestigjiozja amerikane e përkufizon Shqipërinë si streha e radhës së Europës për ekspeditat artistike.

“Pastaj ka ato destinacione, si Tirana, e cila është e gatshme të bëhet streha e radhës e Europës për ekspeditat artistike – që janë tërheqëse pikërisht sepse ato janë të duhurat. Me një vijë bregdetare rreth 426 km, Shqipëria ndodhet pranë Iltalisë. Tirana po bëhet një qendër kozmopolite, ku përplasen epokat. Vendi kaloi 5 shekuj nën pushtimin Osman, përpara se të bëhej një shtet komunist deri në vitin 1991. Shumë ish-emigrantë janë rikthyer dhe është vetëm çështje kohësh që të tjerë të rikthehen në vendin e tyre”, thuhet mes të tjerave në shkrim.

Vendi ynë renditet në mesin e vendeve si Lugina e Draa e Marokut deri në Itaka të Greqisë, që njihej si atdheu i Odiseut.



Skip to toolbar