“Nga fushata te inaugurimi, Evropa mungonte 100%”, Minxhozi: Totalisht e planifikuar nga Trump, zgjedhje me ndërgjegje

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi e ka cilësuar fjalimin e Donald Trump si fjalimin e një personazhi që është i njohur si i paqendrueshëm.

Ai ka thënë në “Real Story” se ka vënë re se që nga fushata e deri te inaugurimi, Evropa mungonte 100%.

Sipas analistit, kjo zgjedhje ishte me ndërgjegje dhe totalisht e planifikuar nga Trump.

“Ishte fjalimi i një personazhi që është i njohur si i paqendrueshëm dhe ka probleme me të pavërtetën. Mjafton ti marrësh një nga premtimet bazë me të cilat erdhi në pushtet në 2016, që ishte ai i ndërtimit të murit, ku në raport me faktimin, gjatësia faktike e murit kur ai la shtëpinë e bardhë, ishte krejt ndryshe…

Ajo që mua më ra në sy, ashtu si gjatë fushatës, por dhe në formatin e të ftuarve, por dhe në formimin inaugurial, Evropa mungon 100% me ndërgjegje dhe më duket totalisht e planifikuar. Ne si europian, ne si shqiptarë se brenda këtij kontinenti jemi, në partnerin më të madh strategjik pas Luftës së Dytë Botërore që ka pasur kjo hapësirë, realisht shohim se Amerika po merr atë drejtim, i cili nuk është më ai i një aleance të parashkruar me kontinentin e vjetër. Nga njëra anë, i kërkon evropianëve të rrisin buxhetin e luftës në kuadër të NATO-s në 5%”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar