Antonio di Dio dhe gruaja e tij, Marcella Bosio dy vite më parë lanë gjithçka në Itali për të ardhur dhe shijuar pensionin e tyre në Shqipëri.
“Në Itali nuk mund të jetonim me 1160 euro në muaj, këtu jeta kushton më pak. Ndaj hoqëm dorë nga gjithçka, dhe jemi shumë të lumtur këtu”, rrëfen çifti.
Çdo mëngjes Antonio zgjohet dhe bën një shëtitje nëpër rrugët e Shkodrës së bashku me gruan e tij. Më pas ndalojnë për një kafe në Gjuhadol ose Gʼjuhadol, e cila është një rrugicë karakteristike shkodrane. Kështu e jetojnë çifti jetën e tyre të re, të bukur në Shqipëri.
“Këtu e bëj jetën më dinjitoze se në Itali”, thotë Antonio.
Ja pse jeta në Shqipëri është më ekonomike sipas Antonios:
“Në Itali tregohesha i rezervuar për mënyrën se si do t’i shpenzoja paratë, edhe ku blija në supermarket. Në Shqipëri mund të blej më shumë. Në Itali nuk shkova kurrë me pushime, por këtu kemi mundësi të eksplorojmë më shumë vende. Mund të shkoj në liqen, mal apo det, ku çadrat dhe shezlongët kushtojnë vetëm pesë euro. Në Itali kam kursyer po ashtu edhe për të blerë rroba, kam veshur pothuajse gjithmonë të njëjtat gjëra, por këtu mund të ble më shpesh. Në Itali nuk kemi shkuar pothuajse kurrë në një restorant për darkë, por mund ta plotësoj ata dëshirë”.
Pensioni në Itali nuk mjaftonte!
Antonio vazhdon rrëfimin e tij: “Këtu ndihem vërtet më i lumtur, që kur kemi ardhur në Shkodër. Ndihemi më shumë më të qetë”.
I punësuar prej një jete në një kompani transporti, Antonio vendosi të largoje nga vendlindja.
“Filluam të studionim së bashku me bashkëshorten, disa nga opsionet se ku mund të shpërnguleshim. Një nga alternativat ishte Portugalia, një tjetër Tunizia. Në fund zgjodhëm Shqipërinë sepse këtu pata mundësinë që të merrja më lehtë pensionin”.
Kështu Antonio dhe bashkëshortja vendosën të jetojnë në veri të Shqipërisë, zonë e cila është më pak e njohur nga turistët.
“Na tërhoqi menjëherë mikpritja. Filluam të kërkonim banesë për të jetuar, në nëntor, në qendrën historike të Shkodrës. Vend shumë mikpritës. Ne jetojmë në 70 metra katrorë dhe paguajmë vetëm 350 euro qira”.
Nuk flasin ende shqip, por po e mësojnë pak nga pak gjuhën. Në muajt në vijim do t’i bashkohet edhe Luciana, nëna e Marcellës për të jetuar me ta përgjithmonë në Shqipëri. Dhe jo, Italia nuk i mungon aspak. Sigurisht, jo çdo gjë shkon gjithmonë ashtu siç duhet.
Kujdesi shëndetësor, për shembull.
“Në Shqipëri sigurisht që kushton më pak, por shpesh nuk është në nivelin që ka Italia. Prandaj Marcella ndodhet përkohësisht në Torino për disa kontrolle”, thotë Antonio.
Megjithatë në Shkodër çifti gjeti mbështetjen e një klinike mjekësore italiane, por me filial në vendin tonë. “Ata janë mjekë shumë të mirë dhe dinë gjithmonë të na japin këshillat më të mira”, tha Antonio.
Pikërisht në këtë klinikë, Antonio filloi punën e tij vullnetare duke ndihmuar shoqatën në rast nevoje.