Nga kandidimi për mandatin e katërt te diaspora, Rama flet për “Corriere Della Sera”

Më të fundit


Viti që sapo u mbyll do të shënohet në kalendarin shqiptar për hapin e madh që u shënua në çeljen zyrtare të negociatave, në muajin tetor me hapjen e grup-kapitullit të parë për integrimit, ai i “Themeloreve”.

Për kryeministrin që qeverisë vendin prej 2013, ky hap ishte një lehtësim i madh, pas një rrugëtimi me shpresa e pengesa.

“Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokën”.

Intervistën e parë për këtë vit Rama e ka dhënë në median italiane, Corriere Della Sera, ku Rama ka dhënë afatin e tij, se kur Shqipëria bëhet pjesë me të drejta të plota në familjen e madhe europiane.

Përballja e 11 majit është hapi më i afërt për t’u bërë.

“Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton mirë është tashmë diçka e veçantë”

Cila është pritshmëria e tij për majin?

“Në majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse ajo është ajo që ka rëndësi”.

Me shumë kuriozitet pritet edhe çfarë do të sjell e panjohura e këtyre zgjedhjeve, vota e diasporës.

“Në Shqipëri, mund të them se ende mbajmë nivele të mira pjesëmarrjeje, duke marrë parasysh vetëm qytetarët rezidentë në vend. Do të jetë interesante të shohim se sa do të votojnë për herë të parë nga jashtë”

Kryeministri komentoi edhe një herë zgjedhjen e Trump për në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se nuk kishte asnjë befasi për fitoren e tij.

“Si dikush që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen. Ai kurrë nuk ka fshehur bindjen se Zoti kishte një arsye të veçantë për ta mbajtur gjallë ndërsa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.”

Në tërësi, për kreun e qeverisë shqiptare bota demokratike, ka hyrë në një fazë trazirash dhe viti që sapo ka filluar duket edhe më i pasigurtë se ai që sapo përfundoi.



Skip to toolbar