Nga kualifikueset e Botërorit te mbrëmja e “Topit të Artë”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvillon mbledhjen e fundit të vitit

Më të fundit


Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik.

Anëtarët e KE-së, pasi miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozim për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Kategoria Superiore” për vajza.

Sakaq, u miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit EURO U17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt maj-qershor.

Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024” si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”. Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet Kualifikuese të Botërorit 2026. /abcnews.al



Skip to toolbar