E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj, përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane,” thuhet në deklaratë.
