Nga majat e pushtetit, në “vrimat” e shtetit/ Romeo Kara: Meta simbol i batërdisë, SPAK çau digën e korrupsionit

Më të fundit


TIRANË- Avokati Romeo Kara i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se Ilir Meta në veprimtarinë e tij e kishte thyer paligjshmërinë në model kryesor.

Ai theksoi se me ndihmën e SPAK po mbyllet një epokë për këta politikanë, të cilët kanë abuzuar me pushtetin.

“Paligjshmërinë e bënte kryefjalë dhe pazarin si motor të politikës dhe të pushtetit kryesisht, edhe të qeverisjes, nuk e ka problemin me sistemin e drejtësisë, por me veten tij, njerëzit që janë peng me të kaluarën e tyre, e kanë të pamundur të blejnë të kaluarën. Karma qe Monika e ka përmendur tashmë ka ardhur me gjithë prezencën e saj. Shumë shpejt shpresoj të vijë te banda e saj. Realisht, po mbyllet një epokë. Po përfundojnë disa tortura. Ata që kanë gëzuar frytet e pushteti, janë përzier me të, mbase nuk e kaptinën, por për ne është një ditë jo e vogël. Shoh një hije të zezë tek ata që janë peng te Meta. Meta nuk mund të bëjë ligjin dhe procedurat e çështjes së vet. S’ka me Meta fatin të drejtojë siç do vetë. Ai e di shumë mirë se është fundi i tij, e di shumë mirë se çfarë ka bërë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se me goditjen e Metës dhe të Berishë, SPAK-u arrit të çajë digën e korrupsionit në Shqipëri dhe për këtë të gjithë duhet ta mbështesin organin e akuzës.

“Ta rishohë privatizimin e CEZ, atij fillon kjo aferë. Me Metën duhet të ishte dhe Berisha. Tek Dumani shoh simbolin se si organi i akuzës u ngrit. Te Meta njerëzit shohin simbolin e batërdisë, të grabitjes, të rrënimit të institucionit, të mashtrimit politik, por Meta nuk është i vetëm. Diga e korrupsionit u ça. Siç u mor zvarrë atje, nuk i hyj ti bëjë koment atij momenti, e pastë këmbën e mbarë, e ka tërhequr zvarrë tamam për të gjithë të tjerët pas tij, të ngjashëm dhe të njëjtë me të”, tha ai./ abcnews.al



Skip to toolbar