Basha: Përballja me Berishën, e paevitueshme

Më të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar të paevitueshme atë që po ndodh sot në kampin blu.  I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e gazetarit Sokol Balla, në emisionin ‘Real Story’ në News24, Basha tha se interesat e tij janë ato të demokratëve kundrejt atyre personale të Berishës.

“Ndihem më shumë përgjegjës për fatet e PD-së, demokratëve dhe për fatet e shqiptarëve. Ndërsa ajo që ju e quani përballje me Berishën është e paevitueshme. E rëndësishme është që nga kjo përballje secili ti dije motivet e palëve. Interesat e mia janë të demokratëve përballë interesave vetjake të Sali Berishës”- tha ai.

I pyetur nëse ishte i drejtë vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, Basha tha se ishte i pashmangshëm duke përmendur si arsye standardin e vendosur në PD dhe përgjegjësinë e kryetarit të partisë.

Ishte një detyrim, i pashmangshëm. Për dy arsye: Etike dhe politike. Arsyeja etike e cila duhej të dominonte është standardi i vendosur nga PD dhe nga unë  me propozimin për vettingun e politikanëve kemi argumentuar se shpallja non grata është e mjaftueshme mbajtja e një posti. Përtej këtij standardi një arsye tjetër ka të bëjë me përgjegjësinë e kryetarit të partisë. Përgjegjësia e kryetarit është vendosja në prioritet e interesave të demokratëve”- tha ai.

Më tej duke komentuar takimet e nisura nga ish-kryeministri Berisha, Basha tha se po rikujton trashëgiminë e tij politike me sukseset dhe dritëhijet e tij. Sipas Bashës Berisha është vetëpërjashtuar pasi u ra me shkelm vlerat që mbajnë bashkë demokratët.

“Ajo që unë konstatoj është që vendimi është marrë me 9 shtator dhe pasa atij vendimi ka ndërmarrë një tur takimesh ka përdorur një ligjërim e cila për fat të keq rikujton pjesë të trashëgimisë së tij politike me dritëhijet e tij, me nje fjalor që mbart të njëjtat tipare të komunizmit, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ti. Ajo që ndodhi nga 9 shtatori është keqpërdorimi maksimal i demokratëve, manipulimi për interesa vetjake të një njeriu. Ai mund ta kishte ndërmarrë një tur se vendimi i tij non grata është i padrejtë, se respekton demokratët dhe nuk do u bëhet barrë grupit parlamentar të tij por nuk duhyej të manipulonte gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen demokratët sot për interesat e tij. Prej ditës time në parë në PD kam thënë se nuk jam i kulturës së përjashtimit, por nuk mund të ndaloj dikë të vetëpërjashtohet duke u rënë me shkelm vlerave që mbajnë bashkë demokratët”- tha ai.



Skip to toolbar