Nga mbrojtja kibernetike te kriza energjitike e baza ushtarake, Rama takon zyrtaren e SHBA 

Më të fundit


6 vite nga shtrëngimi i duarëve në Tiranë nënsekretarja  e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland dhe Kryeministri Edi Rama u takuan në Shtetet e Bashkuara këtë here për të biseduar për cështje që shqetësojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sic është agresioni kibernetik iranian dhe plani i përbashkët i fuqizimit të mbrojtjes ndaj sulmeve.

Zyra e shtypit e Kryeministrit bën me dije se kjo nuk është cështja e vetme e diskutuar nga Nuland dhe Rama. Porti i ri tregtar i  Durrësit dhe baza  e re ushtarake detare e NATO-s ishte në fokus të  bisedës bashkë me  krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj. Roli i Shqipërisë në rajon, Ballkani Hapur dhe përparimi i dialogut Kosove-Serbi  ishin temat e tjera të prekura në takim.

Në 2016 Victoria Nuland erdhi në Shqiperi me misionin e negociatores  mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për gjetjen e një kompromisi për  reformës në drejtësi, reformë e cila falë ndërhyrjes amerikane u miratua me konsensus.



Skip to toolbar