Nga Pashko tek Hajdari, Imami e Ngjela, saga e përjashtimeve nga ’92

Më të fundit


Ato mbajnë firmën e vetë Berishës i cili në fund u godit nga e njëjta armë që përdori ndaj të tjerëve duke u bërë edhe njeriu i fundit i përjashtuar nga Partia Demokratike. Por historia e përjashtimeve fillon në 1992-shin, një vit pas krijimit të Partisë Demokratike me vendimin e Berishës për përjashtimin e Gramoz Pashkos nga grupi parlamentar i cili ishte edhe një nga themeluesit e partisë. Prej këtij viti janë të paktën 26 zyrtarë të PD që me vendim të kryetarit apo të organeve të tjera të partisë janë përjashtuar nga radhët e saj.

Bashkë me të Berisha përjashtoi Arben Imamin, Ridvan Peshkëpinë Perikli Tetën dhe Afrim Jupin. Ata më pas u grupuan tek aleanca demokratike me neritan cekën, me të cilin Berisha ishte ndarë shumë më herët.

Por përjashtimi më i bujshëm ishte ai i Azem Hajdarit në vitin 1997 ku nisi edhe një valë e re përjashtimesh. Po atë vit Berisha përjashtoi nga Grupi Parlamentar me urdhrin e tij direkt edhe Dashamir Shehin, Alfred Serreqin, Tomor Malasin, Leka Toton, Maksim Konomin, Arjana Nati, Petrit Berhami. Tre vjet më vonë në vitin 2000 Berisha largoi Genc Rulin, Leonard Demin, Ferdinand Xhaferin, Genc Pollon, Ylli Vejsiun dhe Tritan Shehun.

Përjashtimi që mori bujë mediatike ishte ai i Spartak Ngjelës, vetëm një vit pasi Berisha ishte bërë Kryeministër.
Ndërkohë që Basha nga përjashtuar katër emra, Mehill Fufin në vitin 2017, Rudina Hajdarin dhe Myslym Murrizin në 2019 ku nuk pranuan lënien e mandatit në 2019-ën dhe dje Sali Berishën.



Skip to toolbar