Foto me firmën e Mbretëreshës, piktura, madje edhe një çmim i FIFA-s. Tirani Assad u largua nga Siria ndërsa rebelët e udhëhequr nga islamistët hynë në Damask. E ndërsa është larguar nga Siria drejt Rusisë, Bashar al-Assad nuk ka mundur të marrë me vete disa nga pasuritë e tij më të çmuara.
Pallati presidencial i Asadit u plaçkit, grabitësit morën pasuritë e tij dhe gruas së lindur në Britaninë e Madhe, Asma. Luftëtarët rebelë kaluan tashmë kanë në duar suveniret personale të tiranit, që i gjetën në Pallatin e njohur si Qasr al-Shaab ose “Pallati i Popullit”.
Këtu u gjetën një sërë sendesh të çuditshme që lideri i përmbysur dhe gruaja e tij lanë pas, para se të iknin në Rusi, ku iu dha azili politik nga Vladimir Putin.
Në një foto shhet një dhomë e mbushur me piktura dhe vepra të ndryshme arti, me rafte të mbushura me skedarë, kuti, madje edhe vazo. Mes objekteve të gjetura ishte një fotografi e nënshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip, e vitit 2002.
Një tjetër artikull është një çmim i artë i FIFA-s, i montuar në një pllakë druri. Ky çmim i vitit 2005 iu dha ekipit kombëtar të Sirisë “për të përkujtuar pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të të Rinjve në Holandë”.
Floriri dukej se ishte i preferuari për Asadin, me pjata, sëndukë apo kuti të ndryshme që dukeshin të gjitha të bëra nga materiali ultra luksoz, apo të veshur me ar.
Populli sirian festoi fundin e sundimit të Asadit, dinastia 53-vjeçare e familjes së të cilit u rrëzua në një ofensivë 12-ditore. Rezidenca e vëllait të Assad, gjeneral-major Maher al-Assad, i cili drejtonte një njësi të ushtrisë siriane, gjithashtu është në duart e rebelëve.
Pamjet treguan atë që dukej të ishte një rrjet tunelesh nën të me tavane me hark të lartë, dyer elektronike dhe dhoma nëntokë, duke përfshirë një kuzhinë të kompletuar plotësisht.
Diktatori u largua nga kryeqyteti të dielën dhe ai është strehuar në Moskë, ku ndodhet nën mbrojtjen ruse.