Nga pjesëmarrja në organizatë kriminale te trafiku i drogës, sekuestrohen pronat e Fation Muratit!

AKTUALITET


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin, Fation Murati për veprën penale të ‘Pastrim të produkteve të veprës penale apo përfshirjes në veprimtari kriminale.

Me anë të një njoftimi, Prokuroria sqaron se nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak rezultoi e provuar se, ky shtetas, me anë të pasurisë (para cash) të krijuar nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij (nënës dhe vëllezerve) me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

Murati është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

KUSH ESHTE MURATI

Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur pak muaj më parë në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Organi i akuzës kërkoi marrjen në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima dhe të shtetasve Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati, i cili sot u kap nën shoqërinë e Endrit Dokles.



Skip to toolbar