Nga rritja ekonomike te arsimi, Balla zbulon nga Londra pikat e bashkëpunimit Angli-Shqipëri

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në Londër, një vit pas takimit midis dy kryeministrave Rama dhe Sunak.

Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se kanë rënë dakord për të thelluar bashkëpunimin në tri fusha me interes përbashkët.

Sakaq, Balla theksoi se deri më tani kanë arritur rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm.

“Kemi rënë dakord të thellojmë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët:

  1. a) çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (duke u përqendruar kryesisht te lufta kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm);
  2. b) rritja ekonomike dhe investimet;
  3. c) inovacioni, rinia dhe arsimi.

 Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, tha ndër të tjera Balla.



Skip to toolbar