“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”, Rama uron 112-Vjetorin e Pavarësisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale një këngë për të uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, Ditën e Pavarësisë.

Kreu i qeverisë ndaj videon që është realizuar me ngjyrat kuqezi nga disa të rinj, në disa prej kryeqendrave të Shqipërisë.

“Me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar