UEFA dënon Francën për himnin shqiptar

SPORT


UEFA ka dënuar Federatën Franceze të Futbollit me 20 mijë euro gjobë për ngatërrimin e himnit shqiptar gjatë ndeshjen me kombëtaren tonë. Prestigjiozja franceze L’equipedeklaron se UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Franceze të Futbollit për ”organizim të pamjaftueshëm të ndeshjes”.

Më 7 shtator në Stade de France të Parisit, himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës duke shkaktuar vonesën prej 7 minutash të nisjes së ndeshjes. Por nuk mbeti me kaq pasi kur spikeri i stadiumit duhe t’i kërkonte falje kombëtares shqiptare dhe tifozëve të saj, në vend të emrit Shqipëri përdori Armeni. Në fakt gabimi ishte teknik dhe jo i qëllimshëm, pasi më pas u zbulua se në postën e regjisë së stadiumit ishin dërguar dy emaile me dy himnet, të Shqipërisë dhe të Andorrës pasi Franca luante dy ndeshje radhazi në shtëpi në shtator dhe gabimisht personi i autorizuar për hapur emailin që do të luante dhe himnin u ngatërrua për shkak të kodit të emailit duke zgjedhur himnin e Andorrës.

Tifozët shqiptarë nuk e pritën mirë këtë gafë duke vërshëllyer në stadium por pavarësisht të gjithave Shqipëria e humbi 4-1 atë ndeshje duke u ngushëlluar vetëm me penalltinë në fund të Sokol Cikalleshit. Por për këtë gafë të francezëve Presidenti Macron i kërkoi falje kryeministrit Rama duke e cilësuar të patolerueshëm ngatërrimin e himnit shqiptar në Paris.



Skip to toolbar