Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy persona.
Mbrëmjen e së dielës, policia ka gjetur të vdekur një burrë në një makinë në të njëjtin fshat, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda, njëra prej të cilave ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave në Kosovë, një 31-vjeçare është e dyshuar për vrasje dhe vetëvrasje. Burri i vrarë dyshohet të ketë qenë i dashuri i saj. Gjendja e 31-vjeçares është e rëndë dhe po vazhdon trajtimi i saj.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.
