TIRANË- Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” Etleva Delia, e ftuar në “Real Story”, komentoi ngjarjet e fundit kriminale në vend. Pas krimit pranë shkollës “Fan Noli” ku një 14-vjeçar u qëllua me thikë, në orët e mbrëmjes ndodhi një tjetër krim në zonën e Xhamllikut.
Në këtë ngjarje u vra me armë zjarri silenciator i riu Klajdi Prendi, djali i një ish-gjyqtari. Gazetarja tha se autorët për vrasjen e të riut Prendi mund të kenë shfrytëzuar mjegullnajën, që la pas ngjarja e adoleshentëve. Sipas saj, krimi, shpeshherë i ka shfrytëzuar momentet kur në Policinë e Shtetit ka patur tranzicion.
“Në harkun kohor të një jave kanë ndodhur tre ngjarje të rënda. Për nga natyra, secila është e rëndë. Kjo ndodh sa herë që ka një tranzicion në polici, mund të ndodhë që mund të ketë prishej të rendit. Kriminaliteti fillon dhe shfrytëzon ato hapësira, sidomos kur ka një ngjarje të mëparshëm kur vëmendja është fokusuar aty dhe e shfrytëzojmë për të realizuar një gjë tjetër. Pas vrasjes, duke qenë se ishte një ngjarje ku protagonistët ishin adoleshentë dhe nuk behej fjalë për një krim të përmasave mafioze, siç ndodh, merren masa shtesë dhe ngrihen postblloqe. Mund të këtë shfrytëzuar këtë lloj mjegulle të krijuar, që mund të jetë shfrytëzuar nga atentatorët. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhe e paguar, mekanizmi se si ndodhi por unë besoj se është dhe kjo pjesa e tranzicionit, lëvizjes së drejtuesve të policisë”, tha ajo.