Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë. Shkak për këtë është bërë prezenca e akullit në rrugë. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të kamionëve që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Greqisë, ta shtyjnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.
“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës”, njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.