“Nipi” arrestohet për vrasje, deputeti socialist: Nuk e njoh, të dënohet

AKTUALITET


Deputeti socialist Rrahman Rraja ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin e nipit të tij. Në një lidhje telefonike për “Ora News” Rraja theksoi se nuk ka lidhje me Redjanin dhe se nuk e ka nip sikurse është raportuar në media por kushëri të largët. Ai madje ka kërkuar që Redjani të marrë dënimin maksimal nga organet e drejtësisë.

“Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër prej babait. Ai është i afërm jo nip. Në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan.

Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje.  Redjani më shumë  ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar dhe kaq.

Të marrë dënimin me maksimal që mund të ketë kodi penal, unë s’kam asnjë dijeni”, është shprehur deputeti socialist.

Redjan Rraja është arrestuar nga policia si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.



Skip to toolbar