Nis “gjyqi” i paraburgimit/ Gjikondi: Procedurë politike e nisur nga Sadushi

Më të fundit


Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën këtë të enjte për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës së vendosjes se masave të sigurisë, posaçërisht ajo e arrestit me burg.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News tha se e sheh si një procedurë personale e nisur sipas saj nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.  Ajo u shpreh se duhet garanci që masat më të të buta të zbatohen.

“Berisha dihet që çdo gjë e paragjykon dhe të gjitha i përdor politikisht. Por mendoj që zoti Sadushi ka nisur një procedurë personale. Sot ka zgjatur 4 orë mbledhja që ka pasur me 15 gjyqtarë të tjerë dhe ka pasur debat shumë të ashpër me zotin Sokol Binaj. Prokurori ka qenë më soft, patjetër ka thënë pretendimet e tij zoti Arqile, që vërtet mund të ketë nevojë për rregullim të kësaj procedure por nuk mund të bëjmë se zoti Sadushi dhe këta vijnë nga hëna sepse vetë Ministria e Drejtësisë ka qenë në qendër të një skandali për byzylykët e të burgosurve”, tha më tej ajo.



Skip to toolbar