Nis gjyqi i paraburgimit! Pas raporteve alarmante për nivelin e paraburgimeve në vendin tonë, si më të lartat në rajon, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur për të ndryshuar praktikën e njësuar të vitit 2011 për vendosjen e masave të sigurimit personal nga gjykatat.
Praktika e re do të detyrojë gjyqtarët që, para se të shkojnë te masa më e ashpër e arrestit në burg, duhet të arsyetojnë përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.
Analisti Skënder Minxhozi tha se ky shoqëria duhet të edukohet të jetë më tolerante dhe qytetare. Sipas tij, ky është një fenomen më tepër social sesa juridic dhe se instikti i ndëshkimit para dhënies së drejtësisë është e fortë tek trupa aktuale.
“ E drejta e personave që janë të thjeshtë dhe jo në lista VIP, nuk reduktohet si e drejtë sepse ka një timing si të dyshimtë. Nëse ne do të hiqnim nja 10 emra që kanë kaluar apo janë në paraburgim, a e zgjidhim problemin e paraburgimit? Fenomeni ishte i padukshëm, këta persona shërbyen të bëhej i dukshëm, por ekziston.
Ekspertët e ligjit e dinë, është një fenomen shumë shtresor dhe ka shumë arsye. E gjithë shoqëria shqiptare, kemi nevojë që ne vetë të jemi më të hapur dhe qytetarë. Marrëveshjen e kemi problem dhe konfliktin përherë alternativë. Dikur të kanë futur në burg edhe për një çakmak, instinkti i ndëshkimit para dhënies së drejtësisë është i fortë edhe te trupa aktuale. Është një fenomen social sesa juridik. Europa ku duam të shkojmë është e nuancave dhe jo “hy njëherë në burg dhe shohim”.
