Nis protesta e opozitës, bllokohen disa nga akset kryesore në vend

AKTUALITET


Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e opozitës, ku prej orës 17:00, janë bllokuar disa nga akset kryesore në vend.

ABC News ka siguruar pamje nga bllokimet e disa prej akseve, nga protestues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Në Elbasan, është bllokuar rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Ndërkaq, në Milot protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor.

Protestuesit kanë bërë bllokim të rrugës edhe në aksin Levan-Tepelenë, te rrethrrotullimi i Levanit.



Skip to toolbar