Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor mbahet sot në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka nisur të presë pjesëmarrësit te Pallati i Kongreseve.
Me heret ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky plan mundëson mbështetje të re për vendet e rajonit.
“Veçantia e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë”, shprehet Rama.