Nis seanca në Hagë, pritet vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

KOSOVA


Ka nisur në Gjykatën Speciale në Hagë seanca për çështjen ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Pritet që sot Gjykata Speciale të bëjë publik vendimin e në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dhomat e Specializuara kanë dhënë tashmë një vendim të formës së prerë në rastin e Salih Mustafës, duke konfirmuar dënimin prej 15 vjetësh burgim të vendosur nga Apeli.

Sa i përket rastit të Pjetër Shalës, i njohur si “Ujku”, të cilit Gjykata e Apelit i ka ulur dënimin nga 18 në 13 vjet burg, përfaqësuesja e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Blendina Veliqi, sqaron procedurat e mëtejshme. Ajo shpjegon se “qoftë mbrojtja, qoftë prokuroria mund të bëjnë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë”.

Në këtë fazë nuk bëhet vlerësimi i provave, por mund të paraqiten pretendime për shkelje të ligjit. Nëse kjo ndodh, procedurat vazhdojnë në Gjykatën Supreme, e cila ka mundësinë të ndryshojë vendimin, ta kthejë në rishqyrtim, ose të konstatojë se shkeljet nuk ndikojnë në ndryshimin e vendimit të Apelit.



Skip to toolbar