Nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit, 5 mijë lekë për çdo pensionist

AKTUALITET


Shpërndarja e bonuseve të fundvitit ka nisur. Ndryshe nga viti i shkuar, këtë herë tërheqja e shpërblimeve nuk do të bëhet me data të caktuara, por do të jetë e ndarë në oraret e paradites dhe pasdites.

“Për të eliminuar radhët, është hartuar një grafik. Nga mëngjesi deri në mesdrekë do të marrin shpërblimin ata që marrin edhe pensinin. Ndërsa nga mesdreka deri pasdite, do të tërheqin bonusin ata që kanë marrë pensionin deri në datën 15 dhjetor.”

Nëse një pensionist nuk e merr dot shpërblimin prej 5 mijë lekësh këtë muaj, kjo mundësi nuk i digjet.

“Nuk mbyllet këtë vit, kush nuk ka mundësi, ka të drejtën ta marrë kur të tërheqë pensionin.” tha Hado

Në rastin kur një pensionist është edhe kryefamiljari që trajtohet me ndihmë ekonomike, ai do të përfitojë bonusin më të madh, në këtë rast atë të pensionistit.

Të gjithë ata që pensionin e marrin në shtëpi falë shërbimit të ofruar nga posta për shkak të pandemisë, në të njëjtën mënyrë do t’u shkojë edhe shpërblimi.

Nga paketa e solidaritetit të akorduar nga qeveria janë përfitues edhe ata që mbushin moshën e daljes në pension deri në datën 31 dhjetor.



Skip to toolbar