Nishani sulmon Bashën: Pse gënjen sa herë që del e flet?

Më të fundit


Konferenca për media e Lulzim Bashës ëstë pasuar me reagime nga përkrahësit e Berishës.

Ish presidenti Bujar Nishani , i cili pyet pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet?

Sipas tij SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, por Lulzim Basha ka zgjedhur të spekulojë.

Nishani thotë se vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do L. Basha dhe E. Rama.

Postimi i plotë i Nishanit:

Pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet ?

Eshtë e vërtetë që opozita kërkoi vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK.

Askush sot nga opozita nuk është kundër vetingut, po përse L. Basha kërkon ta minojë e ta fus atë në xhepin e pengmarrësit të tij ?

Kjo është pyetja që ai duhet ti përgjigjet.

Përveç shumë e shumë arsyeve pse SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, kjo tezë spekulative e L. Bashës bie poshtë vetëm me një argument të thjesht ligjor.

Vetimi nuk është hetim penal.

Vetimi bëhet me legjislacion, mekanizma, aktor, të posaçëm, të përkohshëm, të pavarur, për të evidentuar fakte e prova të paligjshmërisë.

SPAKU , është pikërisht për të marrë më pas këto fakte e prova për ti hetuar penalisht.

SPAK nuk mund të pregatisë punën për SPAK.

Kjo nuk është vetëm qesharake por djallëzi prej skuthash.

Vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do L. Basha dhe E. Rama.

PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen !

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë!



Skip to toolbar