“Brenda 2020, kushdo jeton në fshat do futet në shtëpi”

AKTUALITET


“Asnjë familje nuk do ta kalojë vitin e ri 2021 në çadër”. Ky është premtimi i Kryeministrit Rama në mbledhjen e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ndërsa tha se brenda muajit mars do të nisë rindërtimi i të gjitha banesave të shembura dhe i lagjeve të reja që do të ndërtohen në Durrës, Tiranë, Laç e Lezhë për banorët e mbetur të pastrehë.

Kryeministri tha se i gjithë plani i rindërtimit do të zgjasë dy vjet. Në vitin e parë do të ndërtohen shtëpitë për ata që banojnë në fshat dhe që aktualisht janë të strehuar në çadra, ndërsa në fund të vitit 2021 të ketë nisur edhe strehimi i banorëve në qytet që janë asistuar aktualisht me bonusin e qirasë.

“Objektivi është që brenda 2020 të gjithë ata që sot jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane dhe thjeshtë kanë kërkuar një çadër, duhet të futen në shtëpitë e reja. Asnjë nuk mundet dot ta lëmë që të kalojë vitin e ri 2021 në çadër.

Ky është objektivi i parë dhe besoj që do të jemi gati që me pranverën dhe maksimalisht marsi të fillojë spostimi i familjeve që jetojnë në fshat, në shtëpitë e reja. Gjithashtu brenda 9 mujorit të parë duhet të rindërtohen shkollat dhe spitalet. Viti i ri shkollor për fëmijët duhet të nisë në shkollat e reja. Lagjet e reja, ambicia është që brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier, do të kërkojnë më shumë kohë.

Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Pika e tretë lidhet me donacionet, pasi u përmendën vetëm të voglat, ata që janë mbledhur nga donatorë të vegjël. Ndërsa donacionet në drejtim të shtetit; kemi 65 milione lekë të reja nga donatorët e vegjël, kemi 414 milionë lekë të reja, 8.64 milionë euro dhe 1.6 milionë dollarë dhe angazhime të marra nga donatorë ndërkombëtarë, natyrisht kjo është një shifër që do të lëvizë, si rezultat i ndërveprimeve që po bëjmë por edhe me kurorëzimin e konferencës së donatorëve.

Mbetet për t’u parë nëse Konferenca do të përfshijë donatorët jashtë BE-së. Shtuar këtu donacioneve të mbledhura nga organizatat, besoj që do të publikohen në të njëjtën faqe, për të pasur një raport koherence, të kemi një bazë jo të vogël për të ecur me shpejtësi me fazën e rindërtimit.

Disa projekte për meremetimet janë kthyer për t’u futur sipas eurokodeve. Përsa i përket vendimmarrjes për të ardhmen e cdo godine me shumë njësi banimi është angazhuar Fondi, për studimin e thelluar që kërkon një grup ekspertësh, konstruktorë që do të firmosin me përgjegjësi për rikuperimin apo shembjen. Për këtë i është deleguar Institutit të Ndërtimit përgjegjësia. Puna për verifikimin po bëhet në mënyrë mbresëlënëse” tha Rama.

Ndërsa ministri Blendi Çuçi bëri bilancin e pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit ndërsa tha se ende mbi 10 mijë banorë janë të strehuar në çadra dhe ata do ta kalojnë pikërisht aty natën e ndërrimit të viteve.

Bilanci i dëmeve

Shifrat nga Emergjencat

3613 persona janë në hotele

10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,

39310 objekte janë verifikuar

3580 të pabanueshme në Durrës

72 objekte janë shembur

10 në Tiranë

7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë

Në Durrës 1310 familje

Në Shijak 1187

Në Tiranë 2274

Në Vorë 499

Në Kavajë 176

Në Kamëz 270

Në Lezhë 610

Meremetimet

887 leje në Tiranë

12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia

8 pacientë janë të shtruar te Trauma

3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi

53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan

Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla

14 në Tiranë

7 në Lezhë

28 shkolla janë meremetuar në Durrës

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Mbledhja e Tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit

Gepostet von Edi Rama am Montag, 30. Dezember 2019


Skip to toolbar