Nisin ndryshimet në Policinë e Shtetit, të cilat vijnë në kuadër të përshtatjes së Gradave me funksionet e punës.
Ndryshimet dhe emërimet e reja kanë prekur disa prej komisariateve të vendit. Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në nivelin e sektorëve, të ndryshëm në policitë vendore.
Me ligjin e ri të policisë, tashmë pritet të ketë edhe ndryshime të reja, në nivele të larta drejtuese duke pasur parasysh edhe ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ligji i ri parashikon, konkurrim për pozicionet drejtuese në nivel komisariati, drejtor vendor, drejtor departamenti dhe Drejtor të Përgjithshëm.