Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane DV-2023. Siç njofton Ambasada Amerikane në Tiranë aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor. Të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë ‘ëndrrën amerikane’ mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.
“Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”, njofton ambasada e SHBA.
Janë gati 5 javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme, ndërsa prej dy vitesh, aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë jo vetëm me kartë identiteti. Kjo është adresa që do të jetë në dispozicion të të interesuarve. https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/